
Gjykata e Shkupit dënoi të enjten me 7 vite burg ish-prokuroren Speciale në Maqedoninë e Veriut, Katica Janeva, për korrupsion dhe shpërdorim detyre.
Hetimi ndaj prokurores speciale filloi pas publikimit të një video-përgjimi nga gazeta italiane “La Verita”, ku shfaqen dy persona Bojan Jovanovski dhe Zoran Mileski.
Ata i premtojnë biznesmenit Orce Kamçev se në bashkëpunim me prokuroren Janeva do të mundësojnë lehtësimin e procesit gjyqësor që kishte nisur ndaj tij. Biznesmeni Kamcev akuzohej për një aferë korrupsioni tjetër, prokurore e të cilës ishte zonja Janeva.
Bashkë me Janevën, gjykata dënoi me 9 vite burg dhe Jovanovskin, për pastrim parash dhe rryshfet.
Gjykata vlerësoi se Janovski përdori influencën e tij tek prokurorja special Janeva, nga nëntori 2018 deri në prill 2019, për të ulur dëminin e një prej biznesmenëve më të pasur në vend, në këmbim të 1,5 milionë eurove.
Të dy të dënuarit, Janeva dhe Janovski nuk pranuan fajësinë. Ata thanë se I gjithë ky operacion është një tentativë për të diskretituar Prokurorinë Speciale.
Prokuroria Speciale në Maqedoni u krijua në vitin 2015, për të hetuar zyrtarët e lartë. Ajo nisi hetimet ndaj ish kryeministrit Nikolla Gruevskit dhe disa prej anëtarëve të qeverisë së tij për shkak të ndikimit të paligjshëm.