Dënohet me 7 vjet burg grabitësi i dokumentave dhe serverit në Prokurorinë e Durrësit

Dënohet me 7 vjet burg grabitësi i dokumentave dhe serverit në Prokurorinë e Durrësit

Gjykata e Tiranës dënoi me 7 vjet burg, një nga personat që grabiti serverin qendror të Prokurorisë së Durrësit më 2018. Në vendimin e publikuar nga Reporter.al nuk bëhet e ditur se cilat dosje janë grabitur apo nëse prokuroria ka arritur të marrë dosjet dhe serverin e prokurorisë.

Gjatë vitit 2018, Prokuroria e Durrësit brenda pak ditësh u grabit dy herë.

Më 8 maj, persona ende të paidentifikuar nga policia grabitën me dhunë postën sekrete të Prokurorisë Durrës. Ende nuk është mësuar se për cilat raste ka pasur dokumente atë ditë në postën sekrete.

Ndërsa më 24 maj, dy persona, tashmë ët dënuar, vodhën serverin qendror dhe dokumente nga zyra e prokurorit të Task Forcës Afrim Shehu dhe nga zyra e oficerit të Policisë Gjyqësore që punonte me prokurorin Shehu.

Dokumentat e grabitura

Sipas burimeve të atëhershme të Exit.al, prokurori Shehu kishte në përgjegjësi dosje të lidhura me krimin e organizuar dhe korrupsionin e zyrtarëve të lartë si për shembull:

– Dosja e hetimit për ekstradimin e Nazer Seitit, ne vendimin e ekstradimit të së cilit është e përfshirë edhe vetë Arta Marku. Kjo dosje i është dërguar pikërisht Task Forcës në Durrës në janar 2018.

– Dosja e hetimit për 613 kilogramë kokainë të kapura në Maminas në shkurt 2018. Kjo dosje i kaloi prokurorisë Durrës në mars 2018, kur prokuroria drejtohej ende nga Donika Prela, një prej njerëzve më të afërt të Arta Markut.

– Dosja e hetimit për kamionin me tetë ton kanabis të kapur në Itali dhe që kishte kaluar pa u vë re në dy pika të rëndësishme kufitare në Qafë Thanë dhe në Durrës dhe dokumentet e zhdoganimit ishin bërë nga kompania e bashkëshortes së Kryebashkiakut të Elbasanit.

– Dosja e hetimit për lirimin me kusht të Lulzim Berishës, ku është i përfshirë dhe kryebashkiaku Vangjush Dako.

– Dosja e hetimit për gjyqtarët të cilët kanë dhënë vendimin për tjetërsimin e truallit ku ndodhet godina “Vollga”, çështje ku është i përfshirë dhe Emiljano Shullazi.

– Dosjen e hetimit për tjetërsimin e pronave në bregun e Ishmit, çështje për të cilën janë arrestuar katër persona, mes të cilëve dhe Sulejman Ibrahimi, ish-kryetar i Komunës Ishëm.

 

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>