Lee Jae-yong, pronari i dinastisë së Samsungut dhe njeriu më i fuqishëm në Korenë e Jugut, u dënua ditën e enjte me 5 vjet burg për pjesmarrje në një skandal korrupsioni.
Lee po përballet me akuzën e vjedhjes, kalimin në mënyrë të paligjshme të aseteve jashtë vendit, përvetësim, procedim penal dhe për mashtrim nën betim. Të gjitha akuzat janë të lidhura me skandalin “Choi-gate”, skandali i korrupsionit i cili solli shkarkimin e presidentes Park Geun –hye në muajin mars.
Ish-Presidentja Park po gjykohet për 18 akuza përfshirë akuzën për korrupsion dhe zhvatje të fondeve publike me vlerë 50 milionë dollarë. Presidentja akuzohet se është këshilluar dhe ka nxjerrë sekret shtetërore me një person të panjohur, babai i të cilit ka qënë këshillarë i presidentes në rininë e saj. Park mund të dënohet nga 10 vjet deri në burg për jetë.
Samsungu akuzohet se ka paguar ose i ka premtuar për të paguar një shumë prej 38 milionë dollarë ndihmësit të presidentes në këmbim të mbështetjes së qeverisë për të shkrirë dy njësi. Shkrirja, e cila u miratua, e ndihmoi pronarin e Samsungut Lee të kapi të gjithë grupin e samsungut, të cilin familja e tij e kontrollon përmes një rrejeti të ndërlikuar aksionerësh.
“Është një krim tipik i korrupsionit, që rrjedh nga një aleancë e favoreve të ndërsjellta të paligjshme ndërmjet politikës dhe biznesit, e cila ka kompromentuar vlerat tona të kushtetutës”, tha prokurori special përprara trupit gjykues.
Korea e Jugut nuk është hera e parë që ndeshet me skandale korrupsioni ndaj, por ky skandali i Samsungut e gozhoi Korenë e Jugut e cila po kërkon gjithnjë e më shumë dhënie llogarie nga udhëheqësit e politikës dhe të biznesit, pavarësisht ndikimit që ajo mund të ketë në ekonominë kombëtare.