Deportohet nga Islanda një familje azilkërkuese shqiptare

Një familje shqiptare me dy fëmijë të vegjël, një prej të cilëve vuan nga fibroza kistike, u deportua sot nga Islanda për në Shqipëri.

Familja Pepoj kishte rreth shtatë muaj që jetonte në Rejkajvik, ku dhe kishin kërkuar azil. Ata kishin filluar të integroheshin në shoqëri. Zoti Pepoj prej tre muajsh punonte në ndërtim, ndërsa dy fëmijët, tre dhe pesë vjeç, shkonin në kopësht.

Vendimi i policisë për deportim hasi në kundërshtimin e disa antarëvet ë parlamentit dhe të shoqërisë civile. Ata u shprehen se është vënë në rrezik jeta e një fëmijë të semurë, që nuk mund të kurohet në vendin e tij.

Familja Pepoj ishte pjesë e nje grupi azilkërkuesish shqiptarë në Islandë. Asnjë kërkesë për azil nga shqiptarët nuk është pranuar, pasi Shqipëria konsiderohet si vend i sigurtë për jetën e qytetarëve.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>