Lule Makashi dhe Adeila Makashi, që mashtronin qytetarët duke i premtuar punë në Kanada, u deportuan sot nga Kanadaja.
Ato i kërkonin qytetarëve 18 -20 mijë euro për një vend pune në Kanada dhe më këtë skemë mashtrimi kishin arritur të mblidhnin rreth 5 milionë euro.
Ato u denoncuan disa ditë më parë nga 27 qytetarë. Policia arriti të arrestonte vetëm bashkëpunëtorin e tyre, 25 vjeçarin Klevish Rreshka, ndërsa nënë e bijë u arratisën për në Kanada.