Gjykata Administrative e Apelit ka vendosur për kompensimin e pagave të deputeteve për 5 gra socialiste, sipas raportimit të gazetares Klodiana Lala për BalkanWeb.
Vendimi vjen 11 vjet pasi PS bojkotoi parlamentin, pas zgjedhjeve të 2009-ës, duke akuzuar demokratët për vjedhje të votave.
Deputetet që fituan çështjen janë Vasilika Hysi, Mimi Kodheli, Eglantina Gjermeni, Enkeljeda Shkreli, si dhe Ermonela Felaj.
Deputetet hynë në Kuvend pak ditë para se të përfundonte afati 6 mujor i rregullores së Kuvendit, pas të cilit mandatet do të quheshin të djegur.
Gjykata e Apelit ka lënë në fuqi vendimin e datës 28 dhjetor 2018 të Gjykatës Administrative e Shkallës së Parë Tiranë.
Pagat e kompensuara i përkasin përjduhës 7 shtator 2009 deri në 31 maj të 2010-ës.
Vendimi mund të bëhet rekurs në Gjykatën e Lartë, brenda 30 ditëve.