Deputetët e opozitës parlamentare Halit Valteri dhe Raf Gjoni akuzuan, të enjten, shumicën socialiste se ndryshon Kushtetutën për interesat e saj, pa dëgjuar opozitën dhe qytetarët.
Gjatë seancës plenare, deputeti Ralf Gjoni ngriti shqetësimin se projekt-ligjet që propozohen nga opozita nuk shqyrtohen, ndërsa propozimet e shumicës socialiste diskutohen me urgjencë e madje ndryshon kushtetutën brenda 2 orëve sipas interesitL
‘Propozimi im i projekt-ligjeve nga unë a dikush tjetër nga opozita duhet të trajtohen me seriozitet. Minimalisht projekt-ligjet duhet të trajtohen. Kur janë propozimet tona, thoni prisni se ka kohë, kur ju intereson, e ndryshoni Kushtetutën për 2 orë.’
Ndërsa Halit Valteri i bëri thirrje shumicës socialiste që dëgjojë kërkesat e qytetarëve, të cilët kanë kërkuar hapje të listave për deputetë.
‘Shqiptarët kanë nevojë për hapje listash dhe jo për kllounë politikë. Keni thyer çdo cak për të mos ju dhënë shqiptarëve atë që duan, listat e hapura. Shqipëria nuk është një vend që ndahet në zona elektorale, siç doni ju.’