Deputeti britanik: Shqiptarët, grupi kriminal më i rrezikshëm në Londër

Deputeti britanik: Shqiptarët, grupi kriminal më i rrezikshëm në Londër

Deputeti britanik David Lammy, në një intervistë për BBC News, në lidhje me rritjen e numrit të grupeve kriminale të drogës në Londër u shpreh se “Unë e di nga burime të policisë se bëhet fjalë për grupe kriminale të mëdha — me prejardhje nga Evropa Lindore, shqiptarë — ato janë trafikantë, ato trafikojnë drogë dhe armë.”

Deputeti laburist i krahasoi këto grupe kriminale dhe luftën e tyre për tregun e drogës me serialin televiziv mbi gangsterët rusë të quajtur “McMafia”, i cili transmetohet në BBC. Më tej ai foli për rritjen dhe lulëzimin e bandave, kryesisht në Londër, duke thënë se:

Droga është kudo, ajo është njësoj si të porositësh një picë. Mund ta porosisësh me telefon, Facebook, Whatsapp.

Ajo çfarë nxit bandit kriminale dhe përplasjet e dhunshme të bandave për terren është tregu prej 11 miliardë paund i kokainës.

Policia e Londrës po heton më shumë se 50 raste vrasjesh këtë vit, të cilat nuk janë raste të veçanta por janë si pasojë e luftës së bandave të drogës për terren. Në Tottenham, rajon në veri të Londrës, numri i krimeve të dhunshme, numri i vrasjeve si pasojë e përplasjeve të bandave është më i larti i këtyre 18 viteve të fundit.

Patrullat e policisë kanë hequr dorë nga patrullimet rutinë, ato kanë filluar të ngrejnë postoblloqe dhe të përdorin teknikën “ndalo dhe kontrollo” për të konfiskuar armët e bandave.” — u shpreh deputeti laburist Lammy.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>