Stephan Albani, deputeti gjerman i CDU-së, partisë së kancelares Merkel, deklaroi se sot se Shqipëria duhet të bëjë hapa konkretë në plotësimin e kushteve, në mënyrë që më pas të happen negociatat për anëtarësim në BE.
Deputeti gjerman tha se pavarësisht fjalëvë, në Shqipëri “nuk po punohet me fuqinë e duhur”.
Në një intervistë për Deutsche Welle, deputeti Albani u shpreh:
“Kriteret bazë janë përcaktuar, reforma në drejtësi, luftimi i korrupsionit, kriminalitetit të organizuar duhet të vendosen në fokus. Këto janë probleme që duhet të zgjidhen në Shqipëri. Nëse kjo nuk bëhet negocitatat për anëtarësim largohen më shumë e jo të afrohen.
Nuk duhet humbur kohë. Sipas mendimit tim këtu nuk po punohet me fuqinë e duhur. BE duhet të bëjë presion për këtë, e në fund të fundit edhe ata politikanë shqiptarë që e kanë kuptuar këtë duhet ta marrin stafetën e veprimit në dorë. Ndryshe nuk bëhet dot.
Si fizikant dhe politikan për mua vlejnë faktet, ia kam thënë në bisedë edhe ambasadorit shqiptar. Faktet jo vetëm në letër, por në zbatim konkret të tyre. Në letër shikoj disa gjëra, por në zbatim jo kushedi sa shumë.
Nuk arrij ta kuptoj dot për shembull që ish-ministrit të Brendshëm nuk i hiqet imuniteti. Ne e kemi bërë këtë kushedi sa herë në Bundestag. Imuniteti i parlamentarit është një e mirë e rëndësishme, por nga ana tjetër ai nuk është mbrojtje para një procedure ligjore që synon zbardhjen e një çështjeje. Kjo është shumë e rëndësishme për të siguruar besueshmërinë e Shqipërisë në shkallë ndërkombëtare.
Po qe se kërkohet një perspektivë në BE duhet që qeveria dhe opozita të sillen si ju takon. Po qe se kjo nuk është e siguruar, atëherë mungon çdo kriter, prandaj shpresoj që të dyja palët ta kuptojnë këtë. Palët duhet nxjerrin mësimet e tyre dhe të ndryshojnë qartësisht sjelljen ndaj njëri-tjetrit dhe të veprojnë me arsye.”