Deputeti Hyseni: Do bazohemi në Kushtetutë dhe ligj për të hetuar Metën

Nga Exit News
Deputeti Hyseni: Do bazohemi në Kushtetutë dhe ligj për të hetuar Metën

Ka nisur mbledhja e parë e Komisionit Hetimor për shkarkimin e Presidentit Ilir Meta. Kryetari i Komisionit, Alket Hyseni deklaroi se hetimi do të bazohet në Kushtetutë dhe ligj.

Ai u shpreh se:

“Do të bazohemi vetëm mbi detyrimin tonë Kushtetues, rregulloren  e Kuvendit dhe ligjet e Komisionit të Ligjeve. Objektivi përcaktohet nga vendimi i parlamentit për ngritjen e këtij Komisioni mbi kërkesën e deputetëve. Meta nuk u paraqit në Komisionin e Ligjeve, më tej Komisioni paraqiti raportin Kuvendit për hetimin nëse aktet dhe deklarata e Metës para, gjatë dhe në heshtjen zgjedhore janë në shkelje të Kushtetues, nëse ka nxitur urrejtje dhe dhune. Do i qëndrojmë strikt objektit të punës. “

Ndërkohë në mbledhjen e sotme u zgjodh sekretare e Komisionit deputetja Klotilda Bushka.Kom

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>