Deputeti Myslym Murrizi i kërkoi Kuvendit të falë gjobat ndaj drejtuesve të automjeteve gjatë pandemisë.
Gjatë fjalës së tij në seancë plenare, ai tha se Kuvendi duhet t’i falë gjobat atyre të ilët dërgonin familjarët në spital dhe shkelën orën policore.
“Meqë jemi të kodi rrugor ftoj mazhorancën të merrte një nismë dhe të falte gjobat gjatë pandemisë dhe kthimin e patentave të atyre personave që janë penalizuar për dërgesë në spital të hallexhinjve që nuk kanë korresponduar me orën policore.”
Një kërkesë të ngjashme bëri dhe më herëz deputeti Halit Valteri. Ai kërkoi miratimin e një akti normativ për faljen e gjobave.