Deputeti Valteri: Damian Gjiknuri po më kërcënon

Nga Exit News
Deputeti Valteri: Damian Gjiknuri po më kërcënon

Deputeti i opozitës parlamentare Halit Valteri ka akuzuar deputetin Damian Gjiknuri se e ka kërcënuar.

Në një deklaratë për medias, jashtë kuvendit, Valteri u shpreh:

“[Gjiknuri] më telefonoi duke më kërcënuar duke më thënë nuk më njihni, për fjalën time në kuvend kur them se Gjiknuri është në pazar të plotë me bandat. Provokimet e Gjiknurit dhe çunave problematike, as më hynë as më dalin.”

Valteri shtoi se ‘se vetë Gjiknuri ka blerë deputetë që sot me vota pro të kalojë ndryshimet në Kodin Zgjedhor’.

Ai i bëri thirrje kryeministrit Rama që ta heqë Gjiknurin si deputet, pasi ai ‘është në pazar të plotë me bandat dhe krimin’.

Valteri vazhdoi me akuzat ndaj Gjiknurit duke thënë se ai ‘si ministër i Infrastrukturës ka vjedhur 100 milionë euro dhe i merr nga 5 milionë euro Guruja indian sa herë vjen dhe takon gruan.’

Pak çaste më parë, në ambientin jashtë kuvendit, Valteri dhe Gjiknuri janë përplasur dhe fizikisht. Është dashur ndërhyrja e deputëtve të tjerë për të ndaluar përplasjen.

Report TV ka mundur të fimojë disa momente nga biseda e tensionuar mes Gjiknurit dhe Valterit.

 

Lajme te ngjashme

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>