
Deputetja Rudina Hajdari ka propozuar një sërë masash për pastrimin e politikës nga ish-bashkëpunëtorët e sigurimit të shtetit, si pjesë e reformës zgjedhore.
Propozimet e saj synojnë përjashtimin e nga gara apo largimin nga detyra të deputetëve dhe kryebashkiakëve që i kanë shërbyer ish-Sigurimit të Shtetit.
Propozimet e Hajdarit janë të detajuara, por në thelb synojnë:
— Vendosjen si kusht të kandidimit për vetëdeklarimin e marrëdhënies me Sigurimin e Shtetit nga çdo kandidat për deputet dhe kryebashkiakë, duke plotësuar formularin e Autoritetit për Informim mbi Dosjet e Ish-Sigurimit të Shtetit.
— Verifikimin e të gjithë kandidatëve përpara zgjedhjeve dhe përjashtimin nga gara të të gjithë atyre që vertetohet se kanë qenë bashkëpunëtorë.
— Mbarimin e mandadit për çdo kryebashkiak apo deptuet që vertetohet pas zgjedhjes se ka qënë bashkëpunëtor i ish-Sigurimit.
Hajdari ka propozuar gjithashtu që të gjitha rezultatet e verefikimit nga autoriteti i dosjeve të shpallen publikisht.