Dështon tenderi për dhënien me konçesion të Rrugës së Kombit

Ministria e Transporteve bëri të ditur sot dështimin e tenderit për dhënien me konçesion të mirëmbajtjes së Rrugës së Kombit.

Në një deklaratë për median, sekretari i Ministrisë u shpreh se Komisioni i Ofertave hodhi poshtë dy ofertat e kompanive kineze dhe turke, pasi binin ndesh me interesat e publikut. Ofertat e kompanive ishin rreth dy herë më të larta se pritshmëritë e qeverisë. Ende nuk është vendosur nëse do të rihapet sërish tender apo nëse qeveria do të gjejë një mënyrë tjetër për financimin e mirëmbajtjes së rrugës.

Kjo është hera e tretë brenda këtij viti që tenderi për Rrugën e Kombit dështon.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>