Një pjesëtar i komunitetit LGBTIQ është dhunuar mbrëmjen e së mërkurës në Tiranë.
Në media raportohet se 21 vjeçari është dhunuar fizikisht dhe ka bërë denoncim në komisariatin numër 2 të kryeqytetit.
Për këtë rast ka reaguar ambasada gjermane në Shqipëri e cila ka kërkuar zbardhjen e plotë të ngjarjes e cila sipas tyre ka ndodhur për shkak të identitetit seksual të viktimës.
“Ne si Ambasadë Gjermane kundërshtojmë me vendosmëri çdo forme të dhunës verbale dhe fizike, në përgjithësi dhe e drejtuar kjo ndaj pakicave dhe anëtarëve të lëvizjes LGBTIQ”, shkruhet në reagimin e ambasadës.