
Ministri i Jashtëm i Italisë, Luigi Di Maio shprehu mbështetjen për integrimin e Shqipërisë drejt BE-së, por theksoi nevojën për të luftuar më shumë korrupsionin.
Duke folur gjatë tryezës së rrumbullakët për reformën në drejtësi dhe luftën ndaj korrupsionit, Di Maio tha se pandemia ka ngadalësuar punën për të luftuar korrupsionin dhe ka nxjerrë në pah nevojën për strategji të reja:
“Pandemia ka ngadalësuar edhe përpjekjet për ta luftuar korrupsionin. Ne jemi të angazhuar edhe në kuadër të OSBE të luftojmë më shumë korrupsionin duke hartuar strategji efektive.”
Ai theksoi se ‘korrupsioni dëmton marrëdhënien midis institucione, minon rrënjët e shtetit të së drejtës, gjithashtu edhe besueshmërinë e njerëzve në sistem’.
Po ashtu Di Maio tha se korrupsioni rrit më tej edhe pabarazinë, largimin e kapitaleve dhe nuk inkurajon shtetasit që të japin kontributin e tyre në zhvillimin e vendit, ndaj duhet luftuar.