Presidenti francez, Emmanuel Macron u takua të hënën me presidentin serb për të folur mbi dialogun Kosovë-Serbi, si dhe për pandeminë Covid-19.
Macron deklaroi se është e rëndësishme për të vijuar dialogun me fqinjët. Në lidhje me dialogun Kosovë-Serbi, Macron tha se Franca do të mbështesi cilëndo zgjidhje që palët do të arrijnë:
“Jam gati të mbështes cilëndo zgjedhje që do të arrijnë palët. Zgjidhja e pranuar nga të dyja do të jetë thelbësore për këtë çështje.”
Ai tha se do të bisedonte me kryeministrin që do të dalë nga zgjedhjet e 14 shkurtit.