
Një banesë në pronësi të shtetasit R.C., ka marr flakë të enjten rreth orës 13.20 në Shëngjin.
Në vendngjarje ka shkuar policia dhe zjarrëfiksja, e cila ka tentuar të shuajë zjarrin.
Gjatë përpjekjeve, mediat raportojnë se njëri nga zjarrëfikësit u lëndua dhe u dërgua në spital për ndihmë mjekësore.
Raportohet se banesa ka vetëm dëme materiale dhe autoritetet lokale po punojnë për të zbuluar shkakun e zjarrit.