Dilema e hapjes së shkollave në Evropë

Nga Exit News
Dilema e hapjes së shkollave në Evropë

Me daljen e vendeve nga masat ndaluese të Covid-19, fëmijët duket se po luajnë një rol qendror në stadin tjetër të krizës së koronavirusit.

Të gjitha qeveritë evropiane po përballen me të njëjtën pyetje: Kur dhe si do të hapen shkollat dhe kopshtet. Në rrezik është shkollimi i dhjetra miliona fëmijëve dhe rikthimi në punë i prindërve të tyre, dhe krijimi i një vatre të re të infektimit, në momentin që Evropa ka filluar të dalë nga më e keqja.

Një socilog i Universitetit të Oxfordit tha për Politico.eu se shkollat janë vende nga ku mund të marret dhe të transportohet virusin në vende të tjera.

Itali do t’i hapë shkollat në shtator, Spanja po njësoj. Gjermania, Franca, Belgjika do t’i hapë shkollat brenda majit, pavarësisht shqetësimeve se ky veprim mund të riaktivizojë përhapjen e virusit.

Polonia do t’i hapë shkollat më 24 maj, dhe Mbretëria e Bashkuar ende nuk ka dhënë një datë. Danimarka dhe Norvegjia i kanë hapur dhe Suedia, deri në moshën 16 vjeç nuk i ka mbyllur asnjëherë.

Pjesërisht problemi i hapjes së shkollave lidhet me faktin se ende nuk dihet roli i fëmiëjve në përhapjen e virusit.

Një epidemoliogjist francez shprehet se “teoritë e fillimit u bazuan në idenë  se virusi ishte si një gripë, dhe ndaj u mendua se fëmijët kishin rol të rëndësishëm në përhapjen e tij. Dhe prandaj mbyllja e shkollave u mendua si e drejtë. Por me kalimin e kohës po verejmë se gjërat janë më të ndërlikuara se kaq”.

Koha tregoi se koronavirusi kap më shumë të rriturit se sa fëmijët, dhe shkencëtarët gjithashtu mendojnë se fëmijët kanë më pak gjasa të përhapin virusin. Kjo bazuar edhe në studimin e famshëm që tregoi se një djalë 9 vjeçar i sëmurë me koronavirus nuk infektoi askënd, pavarësisht se ishte në kontakt me 170 persona.

Shkencëtarët thonë se dërgimi i fëmijëve në shkollë është problem në vende si Italia, ku ata kalojnë shumë kohë me gjyshërit, duke paralajmëruar se hapja e shkollave në Itali mund të shkaktonte një valë të dytë infeksioni.

Franca po i hap shkollat në kundërshtim me këshillën e këshilltarëve  të qeverisë, të cilët e kanë bërë të qartë se ky vendim është tërësisht politik.

Një sociology britanik ka këshilluar qeverinë britanikë të hapë shkollat në fshatra, ku ka pak fëmijë dhe mund të ruhet distancimi social.

Një mundësi tjetër që po studiohet është të dërgohen në shkollë fëmijët nën moshën 11 vjeç, me mendimin se fëmijët e rritur e kanë më të lehtë të bëjnë mësim online.

Ndërsa në Gjermani, Akademia Kombëtare e Shkencave tha se kopshtet dhe çerdhet duhet të hapen të fundit, sepse të vegjëlit nuk e ruajnë dot distancimin social.

Fakti që vende të ndryshme evopiane kanë marrë vendime kaq të ndryshme tregon se sa e vështirë është të gjendet një balancë ndërmjet rifillimit të ekonomisë dhe rrezikut të mundëshëm mbi shëndetit të virusit covid-19.

 

Përshtati: Exit News nga Politico.eu

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>