
Disa persona dyshohet se janë plagosur në Vienë si pasojë e një sulmi me armë.
Përmes një postimi në Twitter, policia ka lajmëruar se sulmi ka ndodhur pranë një sinagoge.
“Ka pasur të shtëna me armë zjarri në qendër – ka persona të plagosur – rrini larg vendeve publike dhe transportit publik,” shkruante policia.
Kreu i komunitetit hebre të Vjenës, Oskar Deutsch, tha në Twitter se është e paqartë nëse sinagoga apo zyrat fqinje ishin shënjestra e sulmit.
Nuk dihet ende nëse sulmi ka qenë terrorist apo ka qenë një përplasje mes disa personave pa lidhje me organizata terroriste.