Disa universitete shqiptare kanë fituar të drejtat e përdorimit të bibliotekës dixhitale JSTOR, falë një projekti të financuar nga Fondacioni Shqiptaro-Amerikan i Zhvillimit (AADF).
AADF iu ka siguruar katër universiteteve – Universiteti i Tiranës, Universiteti Bujqësor i Tiranës, Universiteti i Durrësit dhe Universiteti i Korçës – të drejta për të përdorur për tre vite një nga bibliotekat më të mëdha dixhitale që përmban revista akademike dhe libra.
Studentët dhe stafi akademik i tyre tashmë janë në gjendje të hyjnë ‘online’ në bibliotekë nga kampuset universitare.
Lajmi u njoftua nga AADF të premten. Më shumë universitete publike mund të përfshihen në projekt më vonë.
Projekti CleanScore i të njëjtit fondacion i zbatuar në disa universitete u siguron atyre rezultate të automatizuar të provimeve.