Dita Botërore e Drejtësisë, Presidenti Meta: Mungesa e Gjykatës Kushtetuese e bën të paplotë këtë ditë

Nga Exit News
Dita Botërore e Drejtësisë, Presidenti Meta: Mungesa e Gjykatës Kushtetuese e bën të paplotë këtë ditë

“Kur mungesa e funksionimit të Gjykatës Kushtetuese po pamundëson mekanizmin kryesor për mbrojtjen e të drejtave dhe lirive themelore të qytetarëve, 10 Maji i Ditës së Drejtësisë nuk është i plotë”

Kështu u shpreh Presidenti Ilir Meta në një postim në Facebook, në ditën Botërore të Drejtësisë.

Ai u shpreh se kjo ditë duhet të na shërbejë si reflektim për  rëndësinë që ka funksionimi i plotë, i pandërprerë, i pavarur dhe i paanshëm i gjithë sistemit të drejtësisë në Shqipëri.

Meta tha se “duhet të vazhdojmë të mbrojmë edhe me më shumë forcë dhe vullnet, parimet kushtetuese për një gjyqësor të pavarur dhe funksional që meriton secili qytetar, nën frymën e Kushtetutës së miratuar prej tyre me referendum që prej datës 22 Nëntor 1998.”

Në përfundim të postimit Presidenti Meta uroi dhe Komisionin e Venecias në 30 vjetorin e krijimit të tyre.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>