Dita Botërore e Sindromës Down, organizatat thirrje insitutucioneve për më shumë vëmendje

Nga Exit News
Dita Botërore e Sindromës Down, organizatat thirrje insitutucioneve për më shumë vëmendje

Me rastin e Ditës Botërore të Sindromës Down (21 Mars), Fondacioni Down Syndrome Albania u ka bërë thirrje të gjitha institucioneve shqiptare por dhe partive politike që të kthejnë vëmendjen dhe të punojnë për të përmbushur të drejtat dhe nevojat e personave me aftësi të kufizuara (PAK) në Shqipëri.

Në Shqipëri jetojnë rreth 682 persona me sindromën Down, mes 73.000 personave me aftësi të kufizuara (pa përfshirë invalidët e punës) që jetojnë në Shqipëri.

Në një njoftim për mediat Fondacioni Down Syndrome Albania rendit disa kërkesa konkrete që partitë politike t’i kenë parasysh për planin e tyre qeverisës pas zgjedhjeve të 25 prillit.

Disa propozime specifike janë:

– Ndarja e çështjeve të PAK nga Ministria e Shëndetësise.

– Planifikimimi dhe kostimi i shërbimeve për të gjitha grupet dhe përgjatë të gjithë ciklit të jetës për personat me aftësi të kufizuara, parashikimi i buxheteve për ngritjen e tyre në nivel lokal si dhe hartimi i standardeve për çdo shërbim të parashikuar në ligjin shqiptar për shërbimet shoqërore

– Planifikimi i buxheteve për të garantuar qëndrueshmërinë e shërbimeve ekzistuese që ofrohen nga organizatat e PAK, me të paktën 30% të buxhetit vjetor të tyre

– Leja e lindjes së nënave që lindin fëmijë me aftësi të kufizuara apo që diagnostikohen brenda vitit të parë të jetës, të jetë 3 vjeçare

– Futja e të paktën shërbimeve si logopedia dhe fizioterapia në skemë si shërbime të rimbursueshme (si barnat) me të paktën 50% të vlerës që prindërit dhe PAK paguajnë privatisht dhe nuk i aksesojnë dot si shërbime publike

– Ofrimi i lehtësirave të tjera për sektorin jo-publik të shërbimeve (tarifë preferenciale ose rimbursim të energjisë elektrike (aktualisht paguajmë me tarifë biznesi); tarifë preferenciale ose heqje detyrimi për taksën mbi pronën, për taksat e tjera lokale etj; rimbursim i të paktën kostove të punëdhënësit për sigurimet shëndetësore dhe shoqërore të stafeve të shërbimeve terapeutike (terapistët).

– Hartimi i një ligji të ri për Sponsorizimet, Dhurimet dhe Filantropinë, që të rrisë incentivat fiskale për bizneset dhe të shtojë dhe incentiva fiskale për dhuruesit individualë.

– Aplikimi nga institucione të qeverisjes qendrore (ministritë) i skemave të grantdhënies për organizatat e personave me aftësi të kufizuara.

– Statistika të sakta dhe të integruara për PAK në Shqipëri

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>