Gratë naftëtare po vijojnë ditën e 10 të grevës së urisë. Në një deklaratë për Neës24, ato duken të vendosura për të vijuar grevën e urisë.
Ato pohuan se pagat janë të panegociushme teksa theksuan se prej grevës dalin vetëm të vdekura.
“Mos na detyroni që të sjellim edhe fëmijët këtu. Pagat janë të panegociueshme. Do të vazhdojmë grevën e urisë. Që këtu dalim vetëm të vdekura.”
Prej disa ditësh, Kryeministri i kërkoi grevistëve të dalin nga greva ndërsa, ata nuk pranuan pa plotësimin e kushteve. Naftëtarët kërkojnë pagat e papaguara për vitin 2016 deri në vitin 2018.