
Gratë naftëtare të Uzinës së Ballshit kanë hyrë në ditën e 13-të të grevës së urisë, teksa gjendja e tyre shëndetësore është përkeqësuar.
Pavarësisht kësaj, ato shprehen të vendosura për të mos e ndalur protestën.
Ato i bënë thirrje kryeministrit Rama të gjejë një zgjidhje dhe të detyrojë kompaninë private që të paguajë rrogat e prapambetura.
Një prej tyre u shpreh:
“Përditë po ndihemi më të dobëta. Nuk jemi gra për show, luftojmë për bukën e fëmijëve. Zoti kryeministër jepi zgjidhje këtyre grave. Vërtetë thotë është privat me privat por ai është rregullator.”
Deri më tani kryeministri Rama i është drejtuar disa herë grave që të ndërpresin grevën e urisë, por nuk ka paraqitur asnjë zgjidhje të mundshme për problemet e tyre me kompaninë menaxhuese të rafinerisë.