Dita e Europës, ambasadori Soreca uron për një fillim të ri pas pandemisë

Nga Exit News
Dita e Europës, ambasadori Soreca uron për një fillim të ri pas pandemisë

Në një mesazh me rastin e Ditës së Europës, ambasadori i BE në Tiranë, Luigi Soreca është shprehur se Shqipërisë dhe Europës i duhet një fillim i ri pasi t’i japë fund pandemisë.

“Evropa është një histori e fillimeve të reja”, tha Soreca ndërsa theksoi mbështetjen e BE-së për Shqipërinë në përballimin e krizës shëndetësore dhe ekonomike që solli pandemia.

Sipas të dërguarit të Brukselit, Shqipëria ka marrë rreth 230 milionë euro ndihma nga BE për përballimin e pandemisë.

Soreca theksoi se BE ka ndejtur përkrah Shqipërisë dhe pjesës tjetër të botës gjatë kësaj krize dhe nënvizoi faktin se “Evropa është eksportuesi kryesor i vaksinave në të gjithë botën”.

“Deri tani, më shumë se 200 milionë doza vaksinash të prodhuara në Evropë janë dërguar në pjesën tjetër të botës. Ndërsa këtë javë, grupi i parë prej 145 000 vaksinash Pfizer, të paguara nga BE-ja, ka mbërritur në Tiranë me vizitën e Komisionerit Várhelyi”, tha Soreca.

Diplomati shprehu bindjen e tij se së shpejti vendet anëtare të BE-së do të vendosin për fillimin e Konferencës së parë Ndërqeveritare me Shqipërinë.

Soreca njoftoi nisjen e një turi 3-javor në çdo bashki të Shqipërisë për të dëgjuar qytetarët në kuadër të nisjes së Konferencës për të Ardhmen e Evropës.

“Një udhëtim sfidues për të rikrijuar më të mirën tonë. Kemi zgjedhur ta arrijmë këtë duke i dëgjuar me të vërtetë evropianët, në një ushtrim unik demokratik mbarë-evropian. Po ashtu edhe shqiptarët, kudo ku jetojnë. Sepse nuk mund të mendohet për të ardhmen e Evropës pa dëgjuar Shtetet e ardhshme Anëtare në Ballkan”, deklaroi kreu i delegacionit të BE në Shqipëri.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>