Në ditën e njëmbëdhjetë të protestës, qindra qytetarë, mbështetës të opozitës e deputetë vazhdojnë të qëndrojnë në çadrën e qendresës.
Gjatë paradites së sotme, një grup pensionistësh iu bashkuan çadrës dhe ndanë shqetësimet e tyre për pensionet e ulëta.
Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha tha se pensionistët janë shtresa më e godirut nga shpërfillja qeveritare këto katër vjet. Zoti Basha tha se në Qeverinë Basha do të punohet per rritje me 40 për qind të pensioneve.
“Në fund të mandatit të parë nuk do të ketë shqiptar me pension nën 250 mijë lekë”, shtoi ai.
Po ashtu, dhe një grup banorësh nga Himara vizituan sot çadrën dhe protestuan kundër Qeverisë Rama. Zoti Nikolla Nerënxi duke folur në emër të himariotëve që u janë marrë pronat nga qeveria për të zbatuar në to projekte të Rilindjes Urbane, deklaroi:
Edi Rama në emër të disa projekteve të paqarta po shkatërron pronat tona. Po shkatërron historinë e një vendi të lashtë. Këto projekte i ka fshehur pas një gjuhe nacionaliste shumë të rrezikshme. Himariotët po përjetojnë dramë. Rama po na përçan dhe po na grabit.
Kreu i PD Basha theksoi sërish se opozita nuk do të tërhiqet nga qëndresa e saj deri në formimin e qeverisë teknike për të zhvilluar zgjedhje të lira e të ndershme.
Kryeministri Rama është në konflik interesi dhe kjo është aryse për të krijuar një qeveri që nuk ka konflik me zgjedhjet e lira dhe të ndershme, një qeveri që nuk është fajtore, e cila nuk tregohet me gisht nga ministrat se ka urdhëruar lirimin e bandave.
Kauza jonë po merr mbështejetje të madhe ndërkombëtare, sepse është kauza e drejtë e një populli i cili refuzon të qëndrojë siç ka qendruar këto 3 vite e gjysmë nën zgjedhjen e krimit dhe drogës.