Dita e të Vdekurve në shtëpinë e Frida Kahlos përkujton artistë që ndërruan jetë nga pandemitë

Nga Exit News
Dita e të Vdekurve në shtëpinë e Frida Kahlos përkujton artistë që ndërruan jetë nga pandemitë

Një “ofertë” tradicionale në Ditën e të Vdekurve në shtëpinë ikonike të artistes Frida Khalo në Meksikë ka marrë përmasa më të mëdha se ato të zakonshmet.

Artisti francez Jean Paul Gaultier mundësoi një ekspozitë për të kujtuar të gjithë artistët që kanë ndërruar jetë për shkak të pandemive në të shkuarën.

Dita e të Vdekurve në Meksikë ndërthur rituale katolike me besimin para-hispanik se të vdekurit kthehen njëherë në vit dhe festojnë vazhdimësinë e jetës.

Tradicionalisht, meksikanët ndërtojnë altar në nder të Ditës së të Vdekurve në shtëpitë e tyre dhe jashtë, ku vendosin fotografi të të personave që nuk jetojnë më, sebashku me sendet përmes të cilave ata shijuan jetën.

Në shtëpinë e Frida Khalos, që sot është muze, organizatorët vendosën një altar ku sëbashku me artistin francez Gaultier, vendosën fotografi të artistëve të njohur që ndërruan jetë për shkak të pandemive të mëparshme, si Gustav Klimt apo piktorin Italian Tiziano.

Screen Shot at

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>