Presidenti Ilir Meta dekalroi se mbrojtje e të drejtave të njeriut është një proces i pandalshëm.
Përmes një postimi në facebook, Meta kujtoi ditën ndërkombëtare të të drejtave të njeriut, duke theksuar se pavarësisht sfidave që po kalon shoqëria shqiptare në këto kohë, nuk duhet të “duhet të lejojmë heqjen dorë nga ushtrimi i plotë i të drejtave themelore”
Meta shprehet se për mbrojtjen e të drejtave të njeriut ka shumë për të bërë veçanërisht në “në kushtet e pandemisë COVID-19, kur nën justifikimin e masave parandaluese janë ligjëruar edhe masa shtrënguese, që në praktikë kufizojnë së tepërmi liritë dhe të drejtat tona.”
Presidenti theksoi se populli shqiptar është zotuar për të “për të garantuar të drejtat dhe liritë themelore të njeriut, për mbrojtjen e dinjitetit dhe të personalitetit njerëzor, me frymën e tolerancës dhe të bashkëjetesës fetare, si dhe për prosperitetin e të gjithë kombit, për paqen, mirëqenien, kulturën dhe solidaritetin shoqëror.”