Dita Ndërkombëtare e të moshuarve, Meta thirrje qeverisë t’ju rrisë pensionet

Nga Exit News
Dita Ndërkombëtare e të moshuarve, Meta thirrje qeverisë t’ju rrisë pensionet

Presidenti Ilir Meta deklaroi se të moshuarit janë lënë të braktisur nga shteti me pensione të ulëta dhe nga fëmijët, të cilët kanë emigruar jashtë vendit.

Në Ditën Ndërkombëtare të të Moshuarve, Presidenti Meta shkruan në Facebook:

“Pavarësisht kontributeve dhe sakrificave të jashtëzakonshme në këtë drejtim, Dita Botërore e të Moshuarve, e gjen sot këtë kategori të margjinalizuar, në gjendje tejet të rënduar, pothuajse të braktisur nga shteti dhe të shkëputur nga fëmijët e larguar masivisht në emigrim.

Trajtimi me pensione të ulëta dhe indeksimet minimale, e bëjnë ende të papërballueshme jetesën e tyre në raport me çmimet e tregut dhe kostot e jetesës ndër më të lartat në rajon, aq sa të ardhurat mujore, nuk ju mjaftojnë as për të paguar ilaçet, energjinë elektrike dhe ujin.”

Meta i bëri thirrje qeverisë të rrisë pensionet dhe të japë ndihmë ekonomike për të moshuarit.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>