Dokumenti/ Një tjetër gjyqtar i vettingut denoncohet në SPAK

Dokumenti/ Një tjetër gjyqtar i vettingut denoncohet në SPAK

Anëtarja e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, Alma Faskaj është denoncuar në Prokurorinë Speciale Antikorrupsion, SPAK për “falsifikim të dokumentave”.

Kallëzimi është bërë nga gjyqtarja Hajrie Muçmata në 1 qershor 2020. Ajo është ish gjyqtare e Apelit në Shkodër, e shkarkuar nga KPK në datë 11 nëntor 2019.

Muçmata denoncoi në SPAK se Alma Faskaj është larguar nga puna si gjykatëse në Lushnje në vitin 1996, me vendim të Këshillit të Lartë të Drejtësisë për shkelje të ligjit dhe paaftësi në detyrë.

Kjo bie në kundërshtim me kriteret e përzgjedhjes së antarëve të institucioneve të vettingut. Ligji parashikon që “ndaj tij të mos jetë marrë masa disiplinore e largimit nga puna, ose ndonjë masë tjetër disiplinore, e cila është ende në fuqi, sipas legjislacionit në momentin e aplikimit.”

Muçmata argumenton se komisionerja e KPK ka fshehur faktin se është shkarkuar nga detyra si gjyqtare dhe kështu ka cënuar legjitimitetin e institucionit kushtetues.

“Faskaj përmbush të gjitha kërkesat ligjore për marrjen e masës së pezullimit të ushtrimit të detyrës.” – përfundon denoncimi.

Kallezimi ne SPAK per Alma Faskaj
Kallezimi ne SPAK per Alma Faskaj

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>