Dom Gjergj Meta reagoi dje në lidhje me lajmin e rremë që qarkulloi në media se Shqipëria do të goditej nga një tërmet i fortë.
Ai bën thirrje të gjithë qytetarëve që të marrin në dorë “universin njerëzor” dhe të mos ngatërrohen me ligësitë e natyrës. Në një status në rrjetin social Facebook ai shkruan:
“Mos ta ngatërrojmë ligjësinë me ligësinë. Ta lëmë natyrën në ligjësinë e saj e të mos e kompromentojmë me ligësinë tonë. Ne kemi në dorë të ndërtojmë marrëdhënie të mira me njëri-tjetrin: kjo është natyra jonë. Toka, universi ka ligjësitë e veta e i rregullon vetë.”
Dom Meta shprehet se nëse do të kemi besim në Zot dhe do krijojmë marrëdhënie të mira me njeri –tjetrin do të përballojmë edhe momente të vështira.
“Ne kemi në dorë ta bëjmë dashurinë forcën tërheqëse të këtij universi njerëzor, duke dashur Zotin dhe njëri-tjetrin. Kështu do të krijojmë komunitet solidar që kthehet në shpresë për të gjithë dhe kemi shumë nevojë, sidomos në çaste të vështira.”