Andrea Mano, ish-kryetar i PD-së së Korçës dhe anëtar i Këshillit Kombëtar, Devis Osmani sekretar i PD dega Korçë, si dhe 11 anëtar të tjerë të kryesisë së degës së Korçës u dorëheqën nga funksionet.
Në një letër publike ata akuzojnë kryetarin i PD Lulëzim Basha se “me arrogancën e tij po kthen partinë në një parti klienteliste, dhe në funksionon të interesave personale”.
“Po ashtu dorëheqja ka ardhur dhe si pasojë e veprimeve dhe mos veprimeve të kryetarit Basha, i cili ka hedhur poshtë punën e ngritur me mund e sakrifica gjatë 8 viteve opozitë. Gjithashtu, mendojmë se më këtë mënyrë drejtimi PD po mbahet qëllimisht e frenuar prej tij për të luftuar keq-qeverisjen e Edi Ramës”, shkruajnë anëtarët e kryesisë së degës së Korçës.
Në të tilla kushte anëtarët e PD e kanë parë të pamundur ushtrimin e funksioneve të tyre.