Astrit Patozi është dorëhequr të dielën nga drejtimi i partisë Bindja Demokratike.
Përmes një postimi në Facebook, Patozi deklaron se merr përgjegjësinë për humbjen në zgjedhje.
“MARR PËRGJEGJËSINË DHE DORËHIQEM NGA DREJTIMI I BINDJES DEMOKRATIKE
Duke falenderuar edhe një herë kandidatët, mbështetësit dhe të gjithë votuesit e Bindjes Demokratike në zgjedhjet e 25 prillit, kam vendosur të marrë të gjitha përgjegjësitë për mosarritjen e objektivave tona elektorale dhe të dorëhiqem nga drejtimi i partisë.”
Patozi shkruan se dorëheqja nuk është dorëzim dhe ai do të vijojë betejën e tij.
Bindja Demokratike nuk arriti të marri votat e nevojshme për të hyrë në parlament.