
Dorëheqja e beftë e dhëndrit të Presidentit Erdogan nga detyra e ministrit të Financave ka shokuar kabinetin qeveritar dhe ka zemëruar anëtarët e partisë, raporton Reuters. Ministri i Finanacave dhe Thesarit Berat Albayrak drejtoi ekonominë e Turqisë për dy vite.
Ai e postoi dorëheqjen e tij në Instagram ditën e dielë, një ditë pasi Erdogani hoqi guvernatorin e bankës qendrore dhe nuk pranoi të emërojë propozimin e dhëndrit të tij. Mesazhi i Albayrak nuk I drejtohej Erdoganit por qytetarëve. Ai tha se po dorëhiqej për arsye shëndetësore.
Erdogan, në fjalën e tij në Ankara në një takim me diplomatë të huaj nuk e përmendi ministrin e dorëhequr dhe nuk pranoi të komentonte për të.