Këshilltari për Sigurinë i Presidentit, Bahri Shaqiri ka dhënë dorëheqjen.
Lajmin e bëri të ditur Presidenti Ilir Meta i cili në një postim në Facebook shkruan:
“Kënaqësi të bashkëpunoja me z.Bahri Shaqiri, për më shumë se tre vite, në detyrën e Këshilltarit për Çështjet e Sigurisë Kombëtare.
Gjithmonë korrekt, luajal, profesional dhe atdhetar.
E pranova dorëheqjen e tij duke i uruar suksese për të ardhmen. “
Ende nuk dihen motivet e kësaj dorëheqje.