
Kryetari i Gjykatës së Elbasanit, Zihni Shahu, ka dhënë dorëheqjen nga detyra, duke iu shmangur kështu dhe procesit të vetingut.
Shahu e ka dorëzuar dorëheqjen në Këshillin e Lartë Gjyqësor. Nuk dihen ende arsyet e dorëheqjes së tij.
Zihni Shahu qëndroi në krye të gjykatës së Elbasanit për rreth 10 muaj, në zëvendësim të Sulejman Kurtin. Më parë ai ka qenë gjyqtar në po të njëjtën gjykatë.