Dorëhiqet kryeministri estonez, partia e tij u akuza për korrupsion

Nga Exit News
Dorëhiqet kryeministri estonez, partia e tij u akuza për korrupsion

Kryeministri estonez Jüri Ratas ka dhënë dorëheqjen, të mërkurën, pas akuzave për korrupsion ndaj partisë së tij.

Të martën, prokuroria estoneze njoftoi se dyshonte se partia e Ratasit, ajo e Qendrës dhe pesë individë, ishin përfshirë në “korrupsion të mundshëm” në një projekt shumë fitimprurës pranë Portit Franco në Talin.

Mes personave të përfshirë në skandal është dhe Sekretari i Përgjithshëm i partisë Mihhail Korb.

Zyrtarët dyshohen se kanë marrë rryshfet për të ndikuar në zgjedhjen e kompanisë fituese të projektit.

Prokuroria dyshon se një sipërmarrës ka dhuruar rreth një million euro për Partinë e Qendrës, në këmbim të marrjes së lejes pranë portit.

Kryeministri Ratas deklaroi se megjithëse nuk është i përfshirë në hetime, ai po merr ‘përgjegjësi politike’ duke u dorëhequr.

“Dyshimet e paraqitura nga prokuroria … nuk do të thotë ende se dikush është përfundimisht fajtor, por ato në mënyrë të pashmangshme hedhin dyshim serioz mbi të gjitha palët e përfshira,” shkroi Ratas.

Ai shtoi:

“Në një situatë të tillë, me dorëheqjen time jap një mundësi për të hedhur dritë mbi të gjitha rrethanat dhe për të arritur qartësinë. Më duket e vetmja gjë e duhur për të bërë.”

Sipas mediave lokale, dorëheqja e Ratasit do të çojë në shpërbërjen e qeverisë aktuale.  Por Ratas me shumë gjasa do të vazhdojë të veprojë si një kryeministër i përkohshëm derisa të formohet qeveria e re.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>