Dorëhiqet kryeministri i Francës për tu bërë kryebashkiak i qytetit të tij

Nga Exit News
Dorëhiqet kryeministri i Francës për tu bërë kryebashkiak i qytetit të tij

Kryeministri francez Edouard Philippe është dorëhequr nga posti i tij, pasi është zgjedhur si kryebashkiak i Le Havres, një qytet në Francë, në zgjedhjet e së dielës.

Philippe është me orgjinë nga ky qytet. Dorëheqja u pranua nga presidenti Emmanuel Macron.

Në një njoftim zyrtar, Philippe tha se është i sigurtë se anëtarët e tjerë të qeverisë do të kujdesen për mbarëvajtjen e çështjeve të shtetit.

Të mërkurën, në 8 korrik, pritet të emërohet zëvendësuesi i tij.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>