Raul Castro njoftoi të premten se do të dorëheqet nga posti i sekretarit të përgjithshëm të Partisë Komuniste të Kubës, raporton AP. Lajmin e dha vetë Castro në Kongresin e Tetë të Partisë të Kubës
Dorëheqja e tij, megjithëse pritej gjerësisht, shënon fillimin e një epoke të re për partinë komuniste të Kubës. Do të jetë hera e parë që nga revolucioni i vitit 1959 që një pjestar i familjes Castro nuk do të drejtojë partinë.
“Castro nuk tha se kë do të mbështeste si pasardhësin e tij për sekretar të parë të përgjithshëm të Partisë Komuniste. Më parë ai ka mbështetur për këtë detyrë Miguel Diaz-Canel, i cili e pasoi atë si president në 2018,” shkroi AP .
“Unë do të vazhdoj të shërbej si çdo luftëtar tjetër revolucionar, i gatshëm të kontribuoj sa më shumë që të mundem deri në fund të jetës sime,” raportohet të ketë thënë Castro, sipas reuters.
Kuba po përjeton uljen e konomike prej 11 % për shkak të pandemisë, sanksioneve të SHBA-ve dhe uljen e ndihmës nga Venezuela, një nga aleatët më besnikë të vendit.