
Kryetari i Partisë Socialdemokrate, Tom Doshi u dorëhoq nga kandidimi si deputet. Kryetari i KQZ-së Ilirjan Celibashi deklaroi se kërkesa do të shqyrtohej sot, 26 prill, nga KQZ.
“Akoma nuk e kemi vlerësuar. Por do të zbatojmë kodin Zgjedhor”, u shpreh për median, Celibashi, gjatë shpalljes së rezultatit në njsinë numër 10, në Tiranë.
Tom Doshi kandidonte i pari në listën e PSD-së, në Tiranë dhe në Shkodër.