Kryetari i PSD-së Tom Doshi mendon se mund të fitojë 4 mandate deputetësh në Shqipëri, në rang vendi.
Ai u shpreh për median, se PSD ka fituar dy mandate në Tiranë dhe dy mandate në Shkodër.Doshi u shpreh se do të bëjë koalicion vetëm me partinë Socialiste.
Kryetari i PSD-së u dorëhoqë nga mandati i deputetit duke ia kaluar atë kandiatëve të tjerë të listës së partisë. Kryeministri Edi Rama, gjatë fushatës, u shpreh kundra koalicionit të përbashkët me Tom Doshin.
Ndërsa, Ambasadorja e SHBA-ve në Tiranë Yuri Kim ka bërë thirrje publike për moslejimin e kandidimit të Doshit, si një person i shpallur nongrata në SHBA.