Doza e dytë e Sputnik V mund të merret 180 ditë pas të parës

Nga Exit News
Doza e dytë e Sputnik V mund të merret 180 ditë pas të parës

Doza e dytë e vaksinës Sputnik V kundër COVID-19 mund të merret deri në 180 ditë pas dozës së parë pa e humbur efikasitetin, sipas Fondacionit Rus të Investimeve Direkte (RDIF).

Një zyrtar i RDIF tha për Reuters se testimet e Institutit Gamaleya sugjerojnë se zgjatja e kohës mes dy dozave siguron një përgjigje më të mirë imune, por nuk dha detaje të tjera.

Kazakistani ka thënë se një interval më i gjatë midis dozave siguron një përgjigje më të fortë të sistemit imunitar. Argjentina ka rritur gjithashtu kohën mes dy dozave për t’u siguruar që sa më shumë njerëz të marrin të paktën një dozë.

Alexander Gintsburg, drejtori i Institutit Gamaleya i cili krijoi vaksinën, tha në prill se distanca kohore midis dy dozave mund të rritet në 90 ditë.

Administrata e Ushqimit dhe Barnave e Filipineve tha këtë javë se do të lejojë një interval 42-ditor midis dozave, pasi Rusia propozoi zgjerimin e intervalit kohor në 90 ditë.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>