
Vendimmarrja personale e çdo shteti për të hapur ose jo kufijtë për udhëtarët e shteteve të tjera, ka krijuar një situatë të paqartë për sa i përket shteteve se ku mund të udhëtojnë qytetarët shqiptarë deri në 6 korrik.
Policia shqiptare njoftoi të hënën se cilat prej shteteve mund të vizitohen ose jo nga shqiptarët:
Në Kosovë dhe Maqedoninë e Veriut, qytetarët shqiptarë mund të udhëtojnë lirshëm, pa pasur nevojë të karantinohen ose të ketë bërë testin e Covid-19 ditët e fundit.
Në Mal të Zi, shqiptarët lejohen të lëvizin vetëm nëse ditët e fundit kanë bërë një testim për covid-19 dhe kanë rezultuar të painfektuar. Nëse ēshtë njē grup mbi 10 vetē, testi kryhet nga autoritetet malazeze në kufi.
Drejt Greqisë mund të udhëtojnë vetëm ata qytetarë me pasaporta greke, leje pune dhe leje qëndrimi në Greqi, si dhe kamionët për transportimin e mallrave.
Në vendet e tjera të zonës Shengen, qytetarët shqiptarë ende nuk mund të udhëtojnë, përveç rasteve kur kanë të leje qëndrimi.
Po ashtu, Exit News ka konfirmuar nga burimet e saj, se qytetarët shqiptarë mund të udhëtojnë drejtë Turqisë, pa pasur nevojë të karantinohen ose të ketë bërë testin e Covid-19 ditët e fundit.