Drejtoresha e AKSHI, Linda Karçanaj, në një reagim të martën në mbrëmje, deklaroi se të dhënat e e-Albanias nuk ruhen nga sistemi.
Ajo shtoi se, rrjedhimisht, ato nuk mund të keqpërdoreshin.
“Përveç ndalimit nga legjislacioni në fuqi, nuk ekziston asnjë mundësi teknike që këto të dhënat të përdoren e keqpërdoren, kur as nuk ruhen dot,” pohoi Karçanaj.
Ajo i quajti sulm politik akuzat e ngritura për përdorimin e të dhënave të platformës nga PS.
Njëkohësisht, Karçanaj u shpreh se platforma e-Albania “është një nga investimet më të rëndësishme të Qeverisë Shqiptare në këto 30 vite…”