
Drejtoresha për Shqipërinë e OBSh-së, Dr. Bettina Menne ka vizituar spitalin Covid 2, për të parë nga afër punën e mjekëve dhe nevojat që ka spitali.
Gjatë takimit me drejtorin e spitalit Prof. Dr. Kapisyzi, dretjoresha e OBSH-së u njoh me nevojat për burime njerëzore, për mundësinë e rritjes së kapaciteteve të testimit dhe pajisjeve të tjera të nevojshme për të përballuar pandeminë e Covid-19.
Në dy spitalet Covid, aktualisht po kurohen mbi 200 pacientë.