
Drejtori i Përgjithshëm i Policisë Ardi Veliu dhe Tonin Vuçaj u rikthyen në vendngjarjen ku u ekzekutua Pjerin Xhuvani dhe u plagosën 4 të tjerë.
Policia ka shoqëruar në komisariat 15 persona, të cilët dyshohet se kanë dijeni për ngjarjen. Ndërkohë, Arbër Paplekaj, autori i vrasjes, u vetëdorëzua dje në Polici. Ndërsa, një tjetër u shpall në kërkim.
Arbër Papleka, anëtarë i Strukturave të Mbrojtes së Votës, të ngritur nga PD u përplas, të mërkurën, në Elbasan me Pjerin Xhuvanin. PD dyshoi se Xhuvani po shpërndante para dhe karta identiteti për të blerë vota.