Drejtori i EDS dhe i Konrad Adenauer thirrje të rinjve të votojnë

Nga Exit News
Drejtori i EDS dhe i Konrad Adenauer thirrje të rinjve të votojnë

Carlo Angrisano, president i EDS, European Democrat Students dhe Tobias Rüttershoff, drejtor i Fondacionit Konrad Adenauer për Shqipërinë i bënë apel të rinjve të votojnë në 25 prill.

Në një takim online të shtunën me kryetarin e PD-së Basha dhe me të rinj anëtarë të FRPD-së dhe EDS-së, Angrisano u shpreh se “shqiptarët, të rinjtë duhet të bashkohen me një lider të ri dhe europian si Lulzim Basha”:

“Dua t’ju përcjell një mesazh të rëndësishëm. Ju duhet të prini rrugën drejt ndryshimit duke marrë në dorë të ardhmen tuaj në 25 prill”.

Drejtori i KAS, Tobias Rüttershoff u shpreh se të gjithë duhet të votojnë më 25 prill.

“Besoj se gjëja më e rëndësishme është që ju të dilni dhe të votoni, të përdorni votën tuaj për ta bërë Shqipërinë një vend më të mirë, për t’u angazhuar në këtë proces. Ky është thelbi i kësaj fushate të cilën ne po mbështesim”.

Ai shtoi se vetëm duke votuar “ mund t’i afrohemi standardeve ndërkombëtare”.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>