Drejtori i kovid 2, Kapisyzi: Pacientët vijnë në gjendje të rëndë, 1 i intubuar, 8 në ventilim

Nga Exit News
Drejtori i kovid 2, Kapisyzi: Pacientët vijnë në gjendje të rëndë, 1 i intubuar, 8 në ventilim

Drejtori i spitalit “Shefqet Ndroqi”, Perlat Kapisyzi i ftuar në emisionin ‘’Kjo Javë’’ të Nisida Tufës në News24 ka folur për situatën e pacientëve, shifrat dhe medikamentet për COVID-19.

Ai u shpreh se:

“Situata është e rëndë. Përqindja është e lartë. Numri i fataliteteve ka rënë. Është përgjysmuar pothuajse. Do thoshim që situata do ishte e mirë me pak fatalitete. Një indikator, por kryesori është numri i të shtruarve dhe fataliteteve. 11 nuk janë pak. Fatkeqësisht dmth, por të them të drejtën vijnë shumë shumë vonë. Ne që në hyrje e kuptojmë”.

Kapisyzi shprehet se personat e infektuar me Covid19, të cilët e kanë nivelin e oksigjenit nën 90 duhet të paraqiten në spital:

“Nën 90 është urgjent. Po filloi të të bjerë, 95 e lart janë kufijtë për normalitetin. Por edhe për moshat mbi 70, 94. Tregon që diçka nuk po shkon mirë”.

Për rastin e infermiereve të akuzuar për korrupsion, Kapisyzi u shpreh se:

“Një infermier ka 5 pacientë, qëllon që 4 ose 3 janë brenda dhomës, 2 të tjerë në dhomën tjetër. 5 pacientë janë. Tjetra është puna në ekip. Infermieri ndihmon infermierin për raste kur i sëmuri është shumë rëndë.

Kur kërkon angazhim më të madh. Unë kam qenë prapa derës, edhe jam emocionuar dhe jam ligështuar. Gjyshi, edhe dy lugë gjyshi. Ai ishte çun 25-vjeç.

Si ka mundësi i shajnë këto njerëz. Pyll pa derra s’ka, por s’mund të nëpërkëmbet ai personel shëndetësor, në atë spital. Aty ësthë Vaterlo e vuajtjeve dhe sakrificave”.

Drejtori i spitalit foli për gjendjen e rëndë të pacientëve në reanimacion:

“Kemi të sëmurë, 35, 40, 45 vjeç që janë shtuar në numër rastesh. Rastet që vijnë rëndë janë mosha të vjetra dhe këto mosha të reja që e kanë nënvlerësuar.

Një rast është i intubuar dhe 8 raste ndiqen me ventilim joinvaziv. Janë mosha të ndryshme, nga 32 deri në 74 vjeç. Sa më e madhe mosha, aq më pak i efektshëm është intubimi.

Nuk është vetëm eksperienca jonë, është dhe e botës. Spitali ‘Shefqet Ndroqi’ nuk është më spital i zakonshëm, pavijonet janë intensive care.

Këta pacientë përbëjnë 90% në spitalin ‘Shefqet Ndroqi’ Kjo është dhe arsyeja që është shtuar numri i infermierëve. Më përpara i kishim 1 për 10, tani 1 me 5. në terapi intensive 1 me 3”.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>