Drejtori i Urgjencës Kombëtare, Skënder Brataj e gjen shkakun e shtimit të numrave të infektuarve të rinj me Covid-19 tek ngelizhenca e stafit mjekësor dhe qytetarëve.
“Unë jam treguar kritik ndaj kolegëve. Dalja nga situata e koronavirusit shkaktoi një relaksim tek bluzat e bardha. Kjo ulje e vigjilencës çoi në këtë infektim më të lartë në numër të njerëzve. Duhet të bëhet puna vetë, pa pritur që të vijnë kontrolle. Ulja e vigjilencës në spitale apo në institucione të tjera është e pafalshme. Por nga ana tjetër janë njerëz që janë sfilitur, punojnë me turne për 24 orë.” – tha Brataj në Real Story.